A rrezikohet viti akademik? Pedagogu: Urojmë të mos shkojmë drejt kësaj
Pedagogu Sandër Kovaçi, në një intervistë për Euronews Albania, bëri me dije se nuk pati asnjë marrëveshje për kërkesat e pedagogëve, në takimin që zhvilluan me ministren e Arsimit Evis Kushi.
Pedagogu theksoi se ndalimi i protestave të pedagogëve do të ndodhë atëherë kur të plotesohen pikat e kërkuara nga ana e tyre.
“Ndalimi i protestave apo bojkotit do të realizohet vetëm në ditën kur të kemi një marrëveshje me kryeministrin. Ne duam diçka konkrete se me premtime jemi mbajtur boll. Duam shkresë të firmosur nga zyrtarët e qeverisë. U bëj thirrje të gjithëve që me datën 5 tetor para Universitetit politeknik, të marrin pjesë në tubimin intelektualë”- deklaroi Kovaçi.
I pyetur se a rrezikohet viti akademik nëse nuk u realizohen kërkesat, pedagogu tha se uron që të mos shkojnë drejt këtij vendimi.
“Uroj që data 17 të mos jetë si datë proteste apo bojkoti, por kjo do të jetë në vijim nëse nuk do të kemi marrëveshje. Ia vlen një javë ose dy javë sakrificë për një të ardhme më të mirë dhe më cilësore në mësimdhënie. Dhe studentët besoj se do të na kuptojnë”-nënvizoi pedagogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta