A u cenua shteti i së drejtës gjatë masave kundër COVID-19?
Masat e jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë mund të kenë cenuar shtetin e së drejtës, sipas një analize nga një grup juristësh dhe studiuesish, ish-pjesëmarrës të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.
Një sërë, ndryshimesh ligjore dhe aktesh normative të ndërmarra gjatë situatës së COVID-19, në kuadër të masave të jashtëzakonshme, kanë marrë kritika në këtë raport.
Sipas analizës, pezullimi i veprimtarisë së gjykatave gjatë periudhës së pandemisë ka penguar funksionim e shtetit të së drejtës, duke pamundësuar çdo ankimim ndaj vendimeve dhe masave administrative.
Kritika më e madhe për të cilën kërkohet edhe një reagim i shpejtë, lidhet me kohëzgjatjen e kufizimeve të vendosura. Për ta mbështetur këtë nënvizohet edhe Neni i 15 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku parashikohet që çdo vend pjesëtar i Konventës mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të saj, vetëm për aq sa e kërkon situata.
Hartuesit e analizës theksojnë se është e nevojshme që të ketë një rikthim sa më të shpejtë në standardin e të drejtave të Konventës, duke qenë se diçka e tillë përkon edhe me lehtësimin e masave, një rrethanë kjo që zbeh edhe nevojën e situatës së emergjencës.
Në fund të këtij vlerësimi, të mbështetur nga Akademia e Studimeve Politike, sugjerohet zhvillimi i një dokumenti për vlerësimin e riskut, si dhe një plan përkatës veprimi institucional për situatën konkrete të COVID-19; gjithashtu edhe rikthim të funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta