FSHF nis hetimin për Bylis-Tirana, kërkohet verifikim nga ‘Sport Radar’ për baste të dyshimta
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur hetimet për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës, e zhvilluar pasditen e së enjtes.
Kjo përballje ngjalli hije dyshimi, për mënyrën se si kryesuesit e kampionatit u përmbysën në pjesën e dytë të lojës, në harkun kohor të pak minutave, ndaj një kundërshtari që krijonte raste të njëpasnjëshme deri në momentin që arriti të shënonte dy herë.
Klubi i Tiranës hodhi poshtë akuzat përmes një postimi në Facebook, por Federata Shqiptare ka njoftuar se ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimmarrje, në rast se do të ketë prova.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta