Rikthimi i amfiteatrit të Durrësit në identitet, firmoset marrëveshja
Zona arkeologjike e qytetit të Durrësit do të kalojë në një menaxhim të integruar. Hapa e para për një plan të tillë janë hedhur me nënshtrimin e memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës, Fondacionit Shqiptari Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe Bashkia Durrës. Bëhet fjalë për hartimin e një plani menaxhimi të zonës arkeologjike A dhe B të qytetit bregdetar për vitet 2021-2027.
Këto dy zona arkeologjike janë pjesë e pasurisë kombëtare arkeologjike e identitet kombëtar dhe pasqyron evoluimin historik dhe kulturor të Durrësit, duke nisur nga shekulli VII para Erës së Re dhe deri në ditët e sotme. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Aleksandër Sarapuli dhe Martin Mata, Bashkë-Drejtorë Ekzekutivë të AADF dhe Emiriana Sako, kryetare e Bashkisë së Durrësit.
Ministria e Kulturës, Elva Margariti duke e cilësuar amfiteatrin krenarinë e Durrësit premtoi rikthimin e tij në identitet, ashtu siç ka lindur. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako duke vlerësuar potencialin turistik të qytetit tha se, shpresoj që projekti të ketë finalizimin e tij të shpejtë dhe do të kemi mundësi të shohim në terma konkretë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kurse nga ana e tij, bashkë-drejtori Ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata, e krahasoi Durrësin me Romën, duke shtuar se koloseu i tij është amfiteatri.
Marrëveshja e ngjashme me rastin e restaurimit të Pazarit të Ri në Tiranë që gjithashtu është realizuar në bashkëpunim me AADF, që angazhohet të financojë hartimin e planit të menaxhimit të integruar të Zonës Arkeologjike A dhe B të qytetit të Durrësit dhe hartimin e të projekt-idesë dhe projektit të detajuar arkitektonik për Zonën TID; të përzgjedhë konsulentë vendas dhe/ose ndërkombëtare dhe ekspertë të fushave të ndryshme, sipas nevojës për realizimin e qëllimit të këtij memorandumi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta