Abazi: Me dorëheqjen mora përgjegjësi për humbjen në zgjedhje

19 Tetor 2021 | 12:37

Boiken Abazi tha në Euronews Albania se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Vetëvendosjes për të marrë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Abazi tha se nuk ka dashur të fshehet prapa kësaj vjedhjes së votave për rezultatin, pavarësisht se shtoi se LVV e ka faktuar atë në zgjedhjet e përgjithshme.

I pyetur se a është i zhgënjyer personalisht nga zgjedhejt e 25 prillit dhe se a ka pasur pritshmëri më të larta, Abazi tha se sigurisht se kanë dashur të kenë të paktën një mandat në Kuvendin e Shqipërisë, por se nuk ka qenë prioriteti i partisë në Shqipëri.

“Gjëja më e rëndësishme është që të rritet organizata, të përhapet fryma e Lëvizjes, dhe e treta ka qenë mandati”, tha Abazi.

Abazi tha se do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj partie dhe u shpreh se mbetet për t’u parë forma e re që do të marrë LVV në Tiranë pas largimit të tij.

“Nuk e di formën e re ose nëse do të vazhdojë në këtë formë apo do të marrë një formë të re, për momentin prioritet janë zgjedhjet dhe balotazhi në Kosovë”, tha ai.

Abazi tha se Shqipëria ka nevojë për një subjekt politik siç është Lëvizja Vetëvendosje, që lidh social-demokracinë dhe shtetin zhvillimor me vullnetin e shqiptarëve për bashkimin kombëtar.

 

Në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Boiken Abazi garoi si kandidat i pavarur në Tiranë, nën siglën e Vetëvendosjes, por nuk mundi të merrte mandatin e deputetit.

I pyetur për rezultatin e Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale në Kosovë, Abazi tha se VV mori votën popullore dhe se krahasuar me veten në vitet e mëparshme pati rritje të lartë.

Megjithatë Abazi shtoi se mbetet për t’u analizuar performanca në komuna.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026