Abazoviç: Gjukanoviç nxiti ndarjet fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë 

21 Shtator 2022 | 10:27

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, akuzoi presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se ka mbrojtur rrjetet kriminale brenda vendit.

Në një intervistë për “Washington Examiner”, Abazoviç tha se Gjukanoviç nxiti ndarjet fetare dhe etnike që çuan në rënien e qeverisë së tij në gusht, raportoi “Vijesti”.

Ai i bëri thirrje Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, që të ndihmojë në përshpejtimin e hyrjes së Malit të Zi në BE, duke deklaruar se një bllok më i madh evropian mund të përballet më mirë kundër Rusisë.

Udhëheqësit rajonalë nxisin ndarjet etnike për të mbuluar marrëdhëniet e tyre korruptive, tha Abazoviç. Ai theksoi se nevojitet mbështetja e NATO-s dhe SHBA-së në luftën kundër ndikimit negativ rus në rajon, përfshirë Malin e Zi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026