Abazoviç i përgjigjet Beogradit për “Srebrenicën”: Mali i Zi është shtet i pavarur, vendos vetë për fatin e tij

21 Qershor 2021 | 08:16

Partia pro ruse, Fronti Demokratik, vuri në dukje se shumica aktuale parlamentare në Mal të Zi nuk ekziston më, duke paralajmëruar bojkotimin e parlamentit dhe krizën qeveritare në vend që mund të çojë edhe në zgjedhje të parakohshme.

Përfaqësuesit e kësaj partie theksuan se “votimi për rezolutën e Srebrenicës, e cila nuk u votua as nga Parlamenti i Bosnje-Hercegovinës, është në dëm të popullit serb dhe republikës serbe”.

Edhe autoritetet e Beogradit reaguan ashpër ndaj vendimeve të ndërmarra në parlamentin e Malit të Zi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit serb në Mal të Zi, duke thënë se “rezoluta e miratuar është kundër interesave të Serbisë, por serbët në Mal të Zi duhet ta mbajnë kokën lart”.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin shkoi dhe më tej duke thënë se do të kërkojë që deputetëve malazezë të cilët votuan për rezolutën t’u ndalohet hyrja në Serbi.

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka dhënë propozimin për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviç, pasi ai nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Ai tha se ministri duhet të fliste rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë.

Kryeministri Krivokapiç, edhe pse e cilësoi si të panevojshëm miratimin e rezolutës për Srebrenicën, akuzoi partinë pro ruse, Fronti Demokratik, se në bashkëpunim me Beogradin ka për qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale të Malit të Zi.

Qëndrimeve nga Beogradi iu është përgjigjur zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviç i cili i ka kujtuar Beogradit se Mali i Zi është shtet i pavarur dhe vendos vet për fatin e tij.

“Unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të heqin qafe nacionalizmin, armiqësinë dhe të kaluarën, sepse kjo nuk na ka sjellë asgjë të mirë. Le të jemi të përkushtuar në zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e së ardhmes. Unë jam gati për dialog me kolegët dhe kjo është shumë e nevojshme për momentin”, – ka thënë Abazoviç.

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkoi javën e kaluar ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit atje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026