Abdixhiku uron Osmanin: LDK në opozitë, përballë një pushteti pothuajse absolut

4 Prill 2021 | 20:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar Presidenten e re të Kosovës, duke thënë se pret nga Vjosa Osmani që të ushtrojë rolin e saj me dinjitet, teksa shtoi se LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar përball një pushteti pothuajse absolut.

Abdixhiku në një prononcim për media menjëherë pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës të Kosovës u shpreh i kënaqur për siç tha ai, që Kosova përmbylli një proces demokratik, në të cilin LDK pati rolin e saj konstruktiv.

“Shpreh kënaqësinë time që po përmbyllet një proces demokratik, që LDK ashtu siç ishte zotuar tash e sa kohë do të ishte konstruktive dhe do të kontribuojë në respektimin e vullnetit qytetar. Tani kemi një presidente, i urojmë shëndet, dhe shpresojmë që e njëjta do të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët e vendit, duke i konsultuar të gjitha partitë në vend, dhe kështu të lë një shenjë të mirë në 5 vitete e ardhshme”, tha ai.

Ai tha se LDK do të vazhdojë rolin e saj opozitar kundrejt një pushteti pothuajse absolut.

“LDK tani e tutje, pas stabilitetit të krijuar në vend, pas dhënies së qetësisë të qytetarët tanë, do të vazhdojë rolin e saj opozitar përball një pushteti pothuajse absolut”, theksoi ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026