Abdixhiku: Zgjedhjet e 17 tetorit, rikthim i LDK-së

19 Tetor 2021 | 10:25

Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar si rikthim të LDK-së procesin zgjedhor të së dielës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka thënë partia e tij 17 tetorin do ta kujtojë me krenari, siç i kujton zgjedhjet qëndrore të 14 shkurtit si mësim.

“Si LDK, 17 tetorin do ta kujtojmë me krenari; siç e kujtojmë 14 shkurtin si mësim. Njerëzit e Kosovës na vlerësojnë kur jemi të drejtë, siç na largohen kur s’jemi të tillë – dhe kjo është vlera më e mirë e demokracisë.Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh”, ka thënë ai.

Kreu i LDK-së u shpreh se LDK-ja nuk është në pozitën të festojë, por do të punojë për raundin e ri.

“Prandaj të punojmë për raundin e ri e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, ka thënë Abdixhiku.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar vetëm komunën e Lipjanit dhe Pejës në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kjo parti do të garojë përsëri në raundin e dytë në 9 komuna.

Në Kosovë, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nga dy komuna.

Lëvizja Vetëvendosje e cila qeveris vendin, nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë pa balotazh dhe do të shkojë në zgjedhje në 12 komuna.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026