Abuzime me regjistrimin e pronave, arrestohet juristi i Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerë
Arrestohen 4 persona në Durrës, pasi dyshohet se kanë abuzuar me regjistrimin e pronave.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, mes personave të arrestuar është juristi i Kadastrës së këtij qyteti, Mikel Zaho.
Ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë Ilias Fisheku, Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu.
Për këtë të fundit, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa të 3 të tjerët masën e “arrestit me burg”.
Në dosjen hetimore saktësohet se të katër personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Kadastër një pasuri të paluajtshme prej 2 mijë metrash tokë truall dhe një ndërtesë prej 550 metrash, në zonën bregdetare fshati Vrinjë, njësia Administrative Rashbull.
Toka e regjistruar ka qenë pronë shtetërore.
Javët e fundit pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme janë arrestuar disa zyrtarë të lartë për akuzën “shpërdorim detyre”.
Më 6 korrik, me urdhër të SPAK u arrestua kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Katër ditë më vonë, u arrestuan me urdhër të SPAK, 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për abuzimet me një tender për uniformat në Policinë e Shtetit.
Ndërkohë ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda, po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta