Abuzimi me logon e TKOB, tender 1.8 milionë lekë të reja për një imazh të vjedhur
Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka shpenzuar rreth 1.8 milionë lekë për dizajnimin e logos së tij, por pas disa muajsh ka rezultuar se paratë kanë shkuar kot sepse logoja ishte e vjedhur.
Artistë të ndryshëm dhe profesorë kanë denoncuar Teatrin e Operas dhe Baletit se ka abuzuar me fondet pasi logoja e kopjuar kushton shumë më pak.
Njëri prej tyre është profesori Ardian Isufi, i cili ka ngritur shqetësimin në lidhje me këtë çështje. Ai tha për Euronews Albania se logoja është marrë në “mënyrë banale nga interneti”.
“Ka shumë kohë që konkurset që lidhen me elementë institucionalë të logos lënë për të dyshuar për sa i përket mënyrës së përzgjedhur. Kjo është një log tip, e cila në mënyrë banale është bërë një copy-paste nga një logotip, i cili është marrë nga interneti”, tha ai.
Sipas tij, kjo logo nuk e nderon një institucion kulturor siç është Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.
“Kjo logo nuk nderon një nga institucionet më të rëndësishme kulturore, që të shkojë në këtë batak. E thënë pak më qartë për publikun është shkarkuar një logo në internet, e cila mund të merret në mënyrë shumë të lehtë dhe banale nga kushdo”, u shpreh ai.
Deri tani nuk ka akoma asnjë informacion rreth kësaj çështjeje pavarësisht interesit te Euronews Albania.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë