Abuzimi me të miturit, UNICEF dhe UN Women mesazh për drejtësinë, median dhe shoqërinë

2 Qershor 2020 | 12:08

Rasti i abuzimit të adoleshentes në Babrru të Kamzës shokoi opinionin publik, ndërsa nxiti reagimin e institucioneve dhe shoqërisë civile. Lidhur me këtë rast, edhe organizatat ndërkombëtare të UNICEF dhe UN WOMEN në Tiranë shprehën shqetësimin për mënyrën e trajtimit të çështjes, nga drejtësia, media dhe qytetarët.

“UNICEF dhe UN Women, janë shumë të shqetësuar nga lajmet e fundit për një rast tjetër të dhunës seksuale ndaj një vajze adoleshente.

Dhuna seksuale e kryer ndaj kujtdo është një krim, ne jemi veçanërisht të shqetësuar për intensitetin me të cilin prek gratë, vajzat e reja dhe fëmijët. Kjo përbën një shkelje të rëndë të të drejtave themelore të njeriut dhe sjell ndikim shkatërrues afatgjatë mbi viktimat dhe vendit ku jetojnë.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve që të hetojnë krimet e tilla, duke vendosur një kulturë me tolerancë zero ndaj ngacmimit dhe abuzimit seksual.

Gratë dhe vajzat duhet të ndjehen të sigurta në hapësirat ku mësojnë, jetojnë dhe luajnë.

Ne gjithashtu i bëjmë thirrje mediave që të ndalojnë raportimin e detajeve që zbulojnë identitetin e të mbijetuarave dhe familjeve të tyre. Informacioni që ndahet me publikun duhet të ndihmojë në zhdukjen e kulturës së dhunës seksuale dhe media duhet të përdorë fuqinë e saj për të mbështetur plotësisht të mbijetuarat, jo autorët e krimit”, thuhet në deklaratë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026