12 tendera vetes nëpërmjet kunatit, SPAK çon për gjykim shefin e logjistikës në burgun 313 në Tiranë
SPAK ka mbyllur hetimet për Florian Ahmetjan, shefin e Logjistikës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) , dhe ka dërguar dosjen e tij për gjykim.
Akuza që rëndon ndaj tij është për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në tendera.
Florian Ahmetaj akuzohet se ka hapur një kompani dhe duke përfituar nga pozita e tij, e ka regjistruar në emër të kunatit, për të marrë 12 tendera, me vlerë rreth 2,7 milion lekë.
Për të zbuluar skemën e abuzimit me tenderat edhe në burgun 313 në Tiranë, SPAK i është dashur të hetojë për më shumë se një vit.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në mënyrë të kundraligjshme duke shfrytëzuar postin e përgjegjësit të sektorit të logjistikës dhe si anëtar i komisionit të prokurimit, Florin Ahmetaj ka ndikuar në 12 procedura prokurimi dhe blerje me vlerë rreth 2.7 mln lekë.
Tenderat janë fituar nga subjekti tregtar fizik i krijuar nga shefi i logjistikës, por regjistruar në emër të kunatit të tij.
“Megjithëse një subjekt tregtar i ri dhe pa eksperiencë, brenda një periudhe 14 mujore subjekti tregtar, person fizik, ka fituar 12 procedura prokurimi dhe blerje, me vlerë rreth 2,7 milion lekë (të reja), të organizuara nga ana e IEVP Jordan Misja”, njoftoi SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta