Abuzoi seksualisht me shoqet e vajzës së tij, amerikani dënohet me 60 vite burg
Drejtësia amerikane ka dënuar me 60 vite burg 63-vjeçarin Larry Ray për abuzim seksual të shoqeve të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Lawrence në Nju Jork.
Rasti u bë bujë në shtypin amerikan gjatë gjyqit të tij pranverën e kaluar, kur Ray u shpall fajtor për 15 akuza, duke përfshirë krijimin e një rrjeti për të shfrytëzuar seksualisht vajzat për prostitucion.
“Larry Ray është një përbindësh,” tha avokati amerikan i Manhattan, Damian Williams. Që nga viti 2010, “për vite ai kontrolloi mendjet dhe trupat e viktimave të tij, duke fituar miliona dollarë”, tha ai ndër të tjera.
Sipas mediave, Ray iu afrua studentëve të tjerë (dhe meshkuj dhe femra) të vajzës së tij në Kolegjin Sarah Laërence me qëllim që gradualisht të fitonte besimin e tyre.
Kur ia dilte, fillonte t’i manipulonte, t’i shfrytëzonte për prostitucion dhe t’i shantazhonte ata dhe familjet e tyre për të fituar shuma të mëdha parash.
Claudia Drury e akuzoi Ray-n se e kishte rrahur, dhunuar dhe zhvatur.
Duke përshkruar një incident, ajo tha: “Ai më zhveshi, më lidhi në një karrige dhe filloi të mbyste me një qese plastike derisa iu luta për jetën time”, raporton CNN.
E bashkëpandehura e Ray, 31-vjeçarja Isabella Pollock – një ish-studente e Kolegjit Sarah Laërence e cila ka pranuar fajësinë pritet të dënohet në shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë