Administratori i Albgaz: Kur do të vihen në funksion TEC-et lundruese në Vlorë
Administratori i Albgaz, Arbër Avrami thotë se TEC-et lundruese në Portin e Vlorës, do të fillojnë të prodhojnë energji në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania, Avrami u shpreh se Shqipëria është me fat që ka dy asete të tilla, pasi TEC-et lundruese janë shumë të kërkuara në këtë kohë krize.
“Anijet kanë ardhur, ka nisur një punë mjaft intensive për të gjithë ndërtimin e infrastrukturës, që nga porti, ku do të ankorohen deri në lidhjen me rrjetin e transmetimit. Pritet që komisionimi i këtyre anijeve të përfundojë brenda fundit të vitit ose fillimit të vitit tjetër. Jemi me fat që kemi dy asete të tilla në Shqipëri, sepse ka një numër mjaft të limituar të këtyre TEC-eve lundruese që ekzistojnë në botë, janë mjaft të kërkuar në këtë kohë krize.
Parashikohet një kosto prej 170-200 euro për megavat, në krahasim me 455 euro në dy tre mujoret e para të vitit 2023 dhe 550 euro në tremujorin e fundit të vitit 2023. Është një kursim mjaft i madfh që do t’i bëhen importeve që do të nevojiten”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta