Adri Nurellari: Qeveria e instrumentalizoi programin e vaksinimit për fushatë
Për politologun Adri Nurellari qeveria e ka instrumentalizuar programin e vaksinimit për çështje elektorale.
Në emisionin “Ilva Now”, Nurellari ngriti pretendimin se nëse qeveria do të ishte treguar “mendje-hapur” ndaj propozimit të ambasadës ruse për të marrë vaksinën “Sputnik V” që në dhjetor, situata me pandeminë do të ishte ndryshe. Ai e lidhi “përgjigjen arrogante” të kryeministrit Rama me një “orkestrim të programit të vaksinimit” që ai “të niste për fushatë”.
“Kemi evoluar tashmë, nga një fushatë asfalti, te vaksinat, fushata tanimë bëhet me jetët e njerëzve,” – këmbënguli Nurellari duke e kritikuar qasjen e qeverisë si abuzive.
“E dimë që në dhjetor që kishte një ftesë nga ambasadori rus për vaksinën Sputnik V dhe kryeministri nuk e mori, shtetet e tjera të rajonit nisën kontaktet me Kinën dhe vendet lindore, por qeveria shqiptare refuzoi edhe me arrogancë në fund të shkurtit,” – tha Nurellari, i cili pretendoi se përpara muajit shkurt “vaksinat vinin dhe bëheshin me piaktore”.
LEXONI GJITHASHTU:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta