Aeroporti i Kukësit, Rama: Nga 15 korriku nisin fluturimet, bileta 1 euro+taksat
Aeroporti i Kukësit “Zayed, flatrat e Veriut” nis punën nga 15 korriku. Udhëtimet drejt Zyrihut dhe Stambollit do të jenë të parat që do të ofrohen prej kësaj date, me çmim bilete 1 euro + taksat.
Lajmin e njoftoi në Facebook kryeministri Rama, i cili në 18 prill inauguroi aeroportin e ri në bordin e avionit të parë që u ul në atë pistë.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me ‘Air Albanian’ në portën e hapur të qiellit të Kukësit.
Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti 1€ + taksat domethënë: Kukës – Zyrih 12 EUR; Zyrih – Kukës 28.66 EUR; Kukës – Stamboll 12 EUR; Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama në Facebook.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta