Aeroporti i Vlorës, Balluku në Euronews Albania: Presim oferta nga konsorciume të rëndësishme, fituesi shpallet më 25 janar

23 Nëntor 2020 | 16:13

Shqipëria ka rihapur garën ndërkombëtare për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u sqaroi se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor. 

Deri në këtë datë, kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat,  ndërsa fituesi do të shpallet në janar. Gara për aeroportin u shpall fillimisht në 19 dhjetor të vitit 2019, por pezullua për shkak të pandemisë. Ndërtimi parashikohet të kryhet përmes një partneritetit publik-privat, me afat 35-vjeçar. 

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë duke folur për Euronews Albania tha se vonesat për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë shkaktuar nga tërmeti dhe pandemia. Procesi tha ajo u ngri për të mos humbur kohë ndërkohë që fituesi pritet të shpallet më 25 janar.

“Afati për pranimin e ofertave do të mbyllet më 23 dhjetor më pas do t’i lihet kohë Komisionit të Vlerësimit të ofertave që të shqyrtojë dhe përcaktojë fituesin e koncesionit. Nëse do të mbyllim këtë garë më 23 dhjetor me shpresën që të kemi konsorcium të rëndësishëm, pasi aeoroporti do të ketë dhe pjesën e operimit, shpallja e fituesit do të jetë më 25 janar”, deklaroi ministrja.

E pyetur se kur mund të nisë ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ministrja u tregua e kujdesshme duke thënë se bëhet fjalë për një koncesion me kohëzgjatje të madhe prej 35 vitesh dhe se negociatat dhe hartimi i marrëveshjes do të kërkojë mjaft kohë dhe nuk përcaktoi një datë konkrete.

“Kjo është një kontratë e rëndësishme koncesionare dhe flitet për një afat prej 35 vjet. Duhet negociuar me detaje dhe ne do të jemi të kujdesshëm gjatë negocimit. Kontrata do të lidhet në fund të muajit mars mes ministrisë së Infrastrukturës dhe konsocriumit fitues”, shtoi znj. Ballaku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026