Afërdita Ndoi kalon vetingun, konfirmohet në detyrë si prokurore e Tiranës

8 Tetor 2020 | 08:00

Komisioni i Pavarur i Vlerësimit (KPK) të zyrtarëve të drejtësisë konfirmoi të enjten në detyrë prokuroren e Tiranës, Afërdita Ndoin. Megjithatë një vendim i saj për pushimin e një çështje iu dërgua për shqyrtim Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Firdes Shuli nuk votuan unanimisht për vijimin e detyrës së Ndoit.

E diplomuar në shkollën e Magjistraturës në vitin 2003, fillimisht punoi si prokurore në Lezhë më pas prej vitit 2009 kaloi në prokurorinë e Tiranës.

KPK ngriti shqetësime për pushimin e një çështjeje në lidhje me mjekim të pakujdesshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026