English

Agjencia europiane kundër lajmeve të rreme i hedh sytë nga Kina

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas shtatë vite gjurmime e diskreditime të fushatave dezinformuese në adresë të unionit nga Kremlini, agjencia e Bashkimit Europian kundër lajmeve të rreme e ka hedhur shikimin edhe më thellë nga lindja.

- Advertisement -

Këtë herë në një përpjekje për të luftuar propagandën kineze.

Dy raporte të javëve të fundit të EUvsDisinfo u botuan në gjuhën kineze – hera e parë kjo për Task-Forcën e cila raportet e saj i publikon kryesisht në një ose disa nga 13 gjuhët europiane.

Të dyja kishin të bënin mbi lajmet e rreme të luftës në Ukrainë.

“EUvsDisinfo ka botuar këto dy artikuj në gjuhën kineze për t’i dhënë audiencës kinez-folëse më shumë informacione të bazuara në fakte dhe për të rritur ndërgjegjësimin kundër dezinformimit mbi luftën në Ukrainë”, shpjegoi për Euronews një zëdhënës i Komisionit të BE-së.

“Në të shkuarën, EUvsDisinfo ka raportuar se burimet që janë pro-Kremlinit si dhe ato të kontrolluara nga shteti kinez kanë mbajtur një linjë, për shembull mbi COVID-19, shkeljet e drejtave të njeriut në  Xinjiang, Afganistan dhe Ukrainë. Gjithashtu ka mbuluar dhe mesazhet e përçuara nga Kina rreth agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës”, shtoi ai.

Deri më sot, Pekini ka refuzuar të dënojë Moskën për agresionin ushtarak dhe ka riafirmuar angazhimin për marrëdhënie të forta dypalëshe midis dy shteteve.

Por nga ana tjetër, Londra dhe Uashingtoni e kanë paralajmëruar këtë të të fundit që të mos ndihmojë Moskën në luftën e saj në Ukrainë. Ndër të tjera, ata kanë kritikuar deklaratat e zyrtarëve kinezë që i ngjasojnë atyre të homologëve rusë, përpos pretendimeve të Kinës se do të qëndrojë ‘shtet neutral’.

Për shembull, Kina i është referuar ngjarjes, ashtu si Rusia, jo si luftë, apo pushtim, por ‘një operacion ushtarak special’.

Kina shënjestrën BE-në me ‘mesazhe kundër sistemit’

Ky qëndrim e ka dëmtuar edhe më shumë ndikimin e Pekinit në BE, veçanërisht në mesin e vendeve anëtare nga Europa Qendrore dhe Lindore, pavarësisht investimeve me shuma të mëdha në dekadën e fundit.

Ligjbërësit europianë i kërkuan unionit në fillim të marsit që të armatoset me ‘sanksione specifike lidhur me ndërhyrjet e jashtme dhe fushatat e keqinformimit’. Rezoluta e Parlamentit Europian përmend Rusinë dhe Kinën si shkelëset më të mëdha.

“BE kuptoi, gjatë pandemisë COVID-19 dhe luftës në Ukrainë, se nuk ishte vetëm Rusia, por edhe Kina ajo që prej vitesh po shënjestronte audiencën europiane me mesazhe kundër sistemit”, thotë për Euronews Ivana Karaskova, themeluese e MapInfluenceEU,  faqe që vendos nën hartë shtetet e Europës Lindore dhe Qendrore që janë nën ndikimin ruso-kinez.

Sipas Komisionit Europian, EUvsDisinfo tashmë ka një ekip prej tri ekspertësh të fokusuar vetëm mbi Kinën.

“Ky ekip i vogël por në rritje punon ngushtë me departamentin e Kinës në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), si dhe zona të tjera, për të pasqyruar aktivitetet e Partisë Komuniste të Kinës dhe influencën e tyre në mbarë globin”, shtoi zëdhënësi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?