Agjentët e “FBI-së shqiptare”, testohen mbi 400 kandidatë
Mbi 400 kandidatë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë testuar sot. Kandidatët fillimisht i janë nënshtruar testit logjik me 30 pyetje, test të cilin e kanë kaluar shumica dërrmuese e pretendentëve.
Për kalimin në fazën tjetër çdo kandidati i nevojiteshin të paktën 12 pikë nga ky test. Prova e ardhshme për ta do të jetë testimi i aftësive fizike.
Në përfundim të fazës së dytë, kandidatët fitues do të kalojnë në 2 teste të tjera, atë të aftësive fizike dhe në makinën e së vërtetës. Përmbyllja e këtyre fazave do të nxjerrë dhe 60 kandidatët fitues që do t’i bashkohen Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ky proces pritet të përmbyllet në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit. Pas përzgjedhjes, 60 oficerët e BKH-së pasi të marrin detyrën zyrtarisht do të dërgohen për trajnim 1-mujor në SHBA për t’iu bashkuar më pas SPAK-ut.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta