Agjenti i ICE-së qëllon për vdekje një shofer në Hjuston, detaje nga vrasja e emigrantit meksikan

8 Korrik 2026 | 08:39

Një agjent federal i imigracionit qëlloi për vdekje një shofer në Hjuston të martën në mëngjes, tha Agjencia e Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Agjentët ndaluan Lorenzo Salgado Araujo rreth orës 06:50 të mëngjesit dhe u përpoqën ta arrestonin atë, sipas ICE, e cila e përshkroi atë si një shtetas meksikan dhe një “të huaj të paligjshëm” të cilin agjencia po e kërkonte si pjesë e një “operacioni të synuar zbatimi të ligjit”.

Djali i tij, Ronaldo Salgado tha se babai i tij kishte qenë jashtë atë mëngjes duke kërkuar punëtorë në zonë. Sipas ICE, Salgado Araujo u përpoq për të shtypur një oficer të zbatimit të ligjit të ICE-së. Ata theksuan se qëlluan për vetëmbrojtje.

Agjencia tha se FBI do të marrë përsipër hetimin e rastit. ICE nuk ofroi asnjë provë që vërteton versionin e saj, i cili pasqyron përshkrimet e të shtënave të tjera të ICE-së, duke përfshirë vrasjen e Renee Good në Minneapolis dhe të shtënat e dy burrave venezuelianë në Oregon në fillim të këtij viti.  Në këto raste, përshkrimet qeveritare të incidentit u kundërshtuan më vonë nga provat video.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fillon “Ruleta Ruse”, vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

Trupi i një gruaje ukrainase të dyshuar për kryerjen e një sulmi me bombë e cila kishte në shënjestër një biznesmen të pasur me origjinë...
08:30 | 08/07/2026

Gjoba deri në 200 euro, Varenna rregulla të reja për turistët që lëvizin nëpër fshat pa bluzë ose me rroba banje

Një fshat peshkimi pranë liqenit të Komos ka vendosur gjoba deri në 200 euro për njerëzit që lëvizin pa bluzë ose me rroba banje. Varenna...
08:30 | 08/07/2026

Darka në Samitin e NATO-s mes Von der Leyen dhe Erdogan shkon me tensione mes palëve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të diskutojë shumë më tepër sesa një darkë pune me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, të...
08:28 | 08/07/2026