Agon Maliqi: Shqipëria dhe Kosova duhet t’i thellojnë marrëdhëniet bilaterale

27 Shtator 2021 | 16:42

Analisti Agon Maliqi unifikimin e qëndrimeve të Kosovës dhe Shqipërisë në lidhje me situatën në veri e cilëson si hap të rëndësishëm.

“Gjuha që u pa sot dhe pikat e përbashkëta ishin të mirëseardhura. Liderët u përqendruan tek zhvillimet në veri, ku gjërat shiheshin njësoj dhe gjithashtu thellimi i bashkëpunimeve bilaterale”, tha ai.

Gjatë intervistës në Euronews Albania, z. Maliqi tha se vizita e Ramës në Kosovë “shkriu” akujt mes dy kryeministrave, të cilët në disa raste kanë patur qëndrime të ndryshme dhe një prej tyre është iniciativa “Open Balkan”.

Analisti Agon Maliqi tha se raporti i tensionuar mes dy kryeministrave [Rama-Kurti] ka shkaktuar dëme jo vetëm në politikë, por edhe në shoqëri.

“Besoj që ai raport i vështirë mes dy liderëve ka shkaktar një dëm shumë të madh përtej politikës, madje edhe në nivel shoqëror”, tha ai.

Ai thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet të shtojnë marrëdhëniet bileterale mes tyre, ndërsa përcolli një mesaazh për dy kryeministrat.

“Mendoj se marrëdhënia mes liderëve do jetë përcaktuese në këtë moment, në një kohë kur kemi shpërqendrim të perëndimit dhe një Serbi gjithmonë e më agresive për fatin e shqiptarëve, por mbase dhe për fatin e rajonit, prandaj besoj se kjo marrëdhënie duhet të thellohet dhe të bëhet sa më e sinqertë”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026