Agron Duka uron PS për fitoren: S’isha dakord me djegien e mandateve, Basha të nxjerrë mësim
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, një nga aleatët e djathtë që dolën në një listë me PD në zgjedhjet e 25 Prillit, ka uruar Partinë Socialiste për fitoren.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Duka thekson se nuk mund të fajësohet kundërshtari (Edi Rama) pse përfitoi nga gabimet e opozitës, por duhet reflektuar për këtë situatë.
Sipas tij, PD dhe Lulzim Basha duhet të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhë.
Kreu i PAA-së ka nëvizuar se e ka ndjekur Lulzim Bashën edhe kur nuk ka pasur të njëjtin mendim me të, duke iu referuar këtu djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale.
“Kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam pasur të njëjtin mendim, nuk kam qenë në asnjë moment dakord me djegien e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit”, shkruan Duka.
“PAA do jetë në shërbim të fermerëve, blegtorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të të gjithë shtresave për të cilat PAA ekziston si force politike”, përfundon deputeti i Durrësit.
Ky i fundit siguroi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë qark ai mundi të merrte 4,731 vota.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog | PS feston fitoren, Rama kërkon bashkëpunimin e opozitës
Deputetët e qarkut Tiranë për legjislaturën e ardhshme
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta