Akademiku Andi Hoxhaj merr çmimin si pedagog i ekselencës në Britaninë e Madhe

21 Qershor 2021 | 11:09

Univeriteti i Warwick në Britani të Madhe ka vlerësuar 20 pedagogë me çmimin “Warwick për mësimdhënie të ekselencës”, mes tyre studiuesin dhe pedagogun e “Të Drejtës Europiane dhe Politikave të BE”, në Fakultetin e Drejtësisë, Andi Hoxhaj.

Kjo përzgjedhje u bë pas 400 nominimeve dhe rekomandimeve të studentëve për pedagogët dhe stafin e tyre pedagogjik.

Për këtë vlerësim, vetë Andi Hoxhaj u shpreh se ndihet i nderuar.

“Ky vit na ka mësuar se është thelbësore që ne të krijojmë ura komunikimi të shëndetshme për të punuar sa më ngushtë me studentët dhe kolegët tanë, dhe të krijojmë një mjedis të sigurt ku studentët të jenë në gjendje të ndajnë sfidat e tyre me ne si pedagogë”, – u shpreh pedagogu.

Andi Hoxhaj, ka përfunduar me sukses doktoraturën në mars të vitit 2017. Ai është autor i një libri të titulluar “Politikat e BE-së për luftën kundër korrupsionit”, publikuar në gjuhën angleze në vitin 2020 dhe i disa botimeve shkencore në fushat e jurisprudencës, integrimit të BE-së, sundimit të ligjit dhe anti-korrupsionit.

Sakaq, Hoxhaj është i pari shqiptar që është nderuar nga Akademia e Shkencave Britanike me çmimin prestigjioz “British Academy Rising Star Engagement Award” në vitin 2018, për kontributin e dhënë në studimet kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Britaninë e Madhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026