Akademiku Artan Fuga apel strukturave shtetërore: Mos u sillni kështu se do ta çoni vendin në kolaps

25 Nëntor 2020 | 15:42

Rritja e numrit të infektimeve në vend çoi në mos-hapjen e dyreve të universiteteve. Ky vendim bëri që studentët do duhet të ndjekin mësimin në distancë përmes platformave online. Akademiku dhe pedagogu i njohur, Artan Fuga tregoi për Euronews Albania për procesin mësimor, i cili vijon që nga fillimi i muajit të bëhet online.

Ai tha se pavarësisht vështirësive për shkak të pandemisë, studentët vijojnë të tregojnë gatishmëri për të ndjekur leksionet.

“Për sa më përket mua, gjithçka shkon normalisht. Studentët e vazhdojnë punën me librin, e dyta askush nuk na pengon të japim video, të cilat janë në web. Mund të stukohen informacionet në rrjetet sociale apo studenti t’i shkarkojë pa qenë i lidhur tërë kohën online. Mënyrat dhe metodat janë të shumta dhe duhen përdorur të tëra, dhe nuk duhet të përdoren në mënyrë të ngurtë. Vihet re një angazhim i studentëve të vitet të parë, që është njëangazhim i jashtëzakonshëm. Sot apo ta zëmë para një jave në vitin e parë nëse janë të regjistruar 105 studentë, 90-95 janë online dhe që lexojnë librat paraprakisht dhe u përgjigjen të gjitha kërkesave”, tha prof. Fuga.  

Profesori tha se Ministria e Arsimit nuk ka bërë sa duhet për të përshtatur tekstet dhe ndihmuar mësuesit për vijimin e mësimit online. Ai shtoi se ministria nuk ka mbajtur një qëndrim të kënaqshëm as ndaj studentëve, ku pasi i solli ata në Tiranë i ktheu sërish nëpër rrethe, pas vendimit për mos-hapjen e auditorëve të universiteteve.

“Kombet e mençura e fitojnë kohën dhe nuk e lënë të ikin. Ministria nuk mori asnjë masë për kalimin e teksteve online dhe t’u bënte trajnime mësuesve për mësimin online. Për mësimin online ka shumë vështirësi, të cilat s’mund t’i them, kemi fituar një eksperiencë dhe nuk jemi si gjashtë muaj më parë. Mësimi online jep rezultate të jashtëzakonshme. Nuk mund të luash me studentin, që ai vjen dhe merr shtëpi me qira dhe pastaj i thuaj se nuk mund të rrish këtu. Nuk mund t’i thuash studentit pastaj pas një muaji hajde prapë këtu. Kjo del nga një logjikë e ruajtjes së shëndetit publik. Ky semestër nëse filloi kështu, deri në fund duhet të vijojë kështu”, shtoi Fuga.

Akademiku Fuga i tha gazetares Bruna Çifligu se në këto kushte pandemie, ku infektimet janë të larta, mësimi online është zgjidhje e vetme.

Mes tejrash z. Fuga përcolli një apel drejtuar strukturave shtetërore, ku mes tjerash u shpreh:“Që nga maji i vitit të kaluar i kam rënë alarmit mos u sillni në këtë mënyrë se do ta çoni shoqërinë shqiptare në kolaps dhe do të çoni në vdekje masive. Po e përsëris nga stacioni juaj: mos të shkojmë me idenë të bllokojmë arsimimin, mos ta fusim rininë tonë në kasaphanën e vdekjes, edhe intelektualët dhe pedagogët, të cilët e kanë paguar me jetë. Studentët po na përgjigjen me një entuziazëm të paparë. Ne duhet tejkalojmë të gjithë bashkë këtë gjë, me shpresë që nga pranvera të kalojmë në auditorë, dhe nëse situata nuk është e favorshme, ne nuk mund të rrimë në errësirë dhe pa bërë mësim. Unë konstatoj se në institucionet universitare nuk është bërë asgjë për të kaluar në teknologjinë moderne”, theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026