Aksident i frikshëm në Bahrain, makina e Romain Grosjean përplaset pas nisjes dhe shpërthen në flakë

29 Nëntor 2020 | 20:44

Gara për çmimin e madh të Bahreinit për pak sa nuk u kthye në një tragjedi të vërtetë, pasi një aksident i frikshëm u regjistrua në fillimin e garës. 

Vetëm pak sekonda pas nisjes, Romain Groszho u përplas me barrierat metalike, duke bërë që makina të ndahej në dysh dhe të përfshihej nga flakët.

Fatmirësisht piloti doli nga makina në kohë dhe ja hodhi vetëm me disa dëmtime të lehta, pavarësisht se përplasja ishte mjaft e rrezikshme. Pas një pritje relativisht të gjatë, pasi u ndryshuan dhe barrierat e dëmtuara, gara rinisi.

Hamilton arriti që të kalonte i pari vijën e finishit, duke regjistruar suksesin e 95-të në karrierë. Pas britanikut u pozicionuan dy pilotët e Red Bull Max Verstappen dhe tailandez Alexander Albon. 

Hamilton ka fituar pesë garat e fundit dhe 11 nga 15 garat e këtij edicioni dhe ka arritur ta sigurojë titullin e shtatë kampion bote që pas çmimit të madh të Turqisë. Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Botas nuk shkoi më larg se vendi i tetë, ndërsa dy pilotët e Ferrarit Leclerc dhe Vettel u pozicionuan respektivisht në vendin e 10-të dhe të 13.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026