Aksident i rëndë në Greqi! Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë

26 Korrik 2024 | 19:48

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të të premte në Mesini të Greqisë ku për pasojë kanë mbëetur të vdekur 4 persona ndërsa 5 janë me lëndime të shumta, mes tyre edhe një foshnjë vetëm 1 vjeçe dhe një 14 vjeçare.

Sipas mediave greke aksidenti i trafikut në Mesini ka ndodhur në autostradën Pyrgos-Kyparissias , në lartësinë e Elias, kur një kamion që lëvizte në drejtim të Qiparisisë ka humbur kontrollin, është “palosur”, ka shkuar në drejtim të kundërt dhe ka tërhequr zvarrë tre makina e i ka shtypur ato

Përplasja ka qenë aq e ashpër sa makinat janë kthyer në një masë pa formë dhe zjarrfikësve iu është dashur të presin çatitë e automjeteve për të nxjerrë 4 të vdekur dhe 5 të plagosur.

Sipas informacioneve të deritanishme të vdekur janë një vajzë 13-vjeçare dhe një 50-vjeçar të cilët ndodheshin së bashku në njërën makinë dhe një vajzë 12-muajshe dhe një burrë 38-vjeçar në makinën tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026