Aksident në aksin Elbasan–Shushicë, lëndohet një person
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Shushicë, ku dy automjete me targa të huaja janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i njërit prej mjeteve ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia mbi normat e lejuara. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor ka qenë i bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe vonesa për drejtuesit e mjeteve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta