Aksident në Gjermani, makina merr përpara një grup këmbësorësh

2 Maj 2025 | 21:01

Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Shtutgart, pasi një veturë shtypi një grup këmbësorësh në trotuar, njoftuan autoritetet të premten.

Shoferi i veturës u arrestua në vendngjarje, sipas autoriteteve.

Derisa Departamenti i Zjarrfikësve i Shtutgartit e cilësoi ngjarjen si “aksident” përmes një postimi në X, Policia tha se është tepër herët të përcaktohet shkaktari.

Policia tha se ngjarja ndodhi në një stacion mbitokësor të metrosë në qendër të Shtutgartit.

Shoferi i veturës Mercedes me ngjyrë të zezë që shtypi njerëzit, u arrestua, tha një zëdhënës i policisë, sipas agjencisë së lajmeve DPA.

Autoritetet gjermane e kanë nisur një hetim për rastin dhe e kanë rrethuar zonën.

Policia është duke i marrë në pyetje dëshmitarët e rastit, ndërsa shërbimet e metrosë në atë pjesë të qytetit janë pezulluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026