Aksident pranë tunelit të Skërficës, përmbyset një maune
Një maune është përmbysur duke shkaktuar aksident në afërsi të tunelit të Skërficës, në pjesën e Delvinës, përgjatë aksit rrugor Gjirokastër–Delvinë.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë prezenca e naftës në rrugë, e cila ka bërë që mjeti të humbasë kontrollin. Shoferi i maunes ka manovruar në kohë, duke shmangur përplasjen me automjetet që qarkullonin përpara tij.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për normalizimin e situatës dhe sigurimin e qarkullimit.
Nga aksidenti nuk raportohet për probleme serioze shëndetësore për drejtuesin e mjetit, ndërsa janë konstatuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta