Aksident rrugor në Elbasan, të paktën pesë të plagosur
3 Janar 2021 |
18:57
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bradashesh të Elbasanit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një minibus dhe për pasojë të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari i Euronews Albania Merin Maçi raporton se aksidenti ka ndodhur në momentin që drejtuesja e “Volkswagen” është futur në parakalim, por kjo manovër nuk ka shkuar sipas përllogaritjes, dhe për pasojë ka goditur minibusin, i cili ishte duke lëvizur në korsinë e vet.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta