Aksidentet, në rreth 60% të rasteve shkak bëhen këmbësorët
Këmbësorët vijonjnë të mbeten një nga faktorët kryesorë të aksidenteve me viktima. 60% e tyre vijnë nga sjellja e tyre në rrugë.
Mosrespektimi i semaforëve, vijave të bardha si dhe lëvizja jashtë korsisë së dedikuar janë disa nga shkeljet më shpeshta.
Por a mund të gjobiten këmbësorët që konstatohen në shkelje? Kodit rrugor përcakton gjoba nga 500 deri në 2000 lekë, por prej vitesh asnjë qytetar nuk është ndëshkuar.
Euronews Albania u interesua pranë Drejtorisë së Policisë Rrugore ku mësoi se shkak për mosvendosjen e gjobave për këmbësorët është bërë mungesa e mekanizmit të vjeljes së tyre.
Për Euronews Albania shoferët shprehen se duhen të aplikohen gjoba pasi sjellja e këmbësorëve është bërë shkaktar aksidentesh.
Vetëm në 8 muajt e vitit në gjithë vendin u regjistruan 971 aksidente me 143 viktima ose 32 humbje jete më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta