Aksidentet përgjakin rrugët, 50 humbje jete në tre muaj

11 Mars 2021 | 10:37

Orët e para të mëngjesit të datës 6 mars do të përgjaknin sërish rrugët e vendit, ku nëaksin Rrogozhinë-Peqin do të shuheshin tre jetë njerëzish si pasojë e një aksidenti. Përplasja e dy automjeteve do t’i merrte jetën oficerit të policisë së Burgut të Peqinit dhe një çifti bashkëshortësh ndërsa i plagosur mbeti fëmija i tyre.  

Kjo ngjarje e rëndë do të regjistrohej vetëm 48 orë pas aksidentit të rëndë me tre viktima në Kodër Kashar.  

Regjistrimi i një bilanci të tillë të ngjashëm me atë të një lufte, angazhoi Policinë Rrugore në zbatimin e një plani masash të koduar “RoadPol Mars 2021” me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Monitorimi i shkelësve nga toka e ajri në 10 ditët e para të muajit mars prodhoi jo pak, por mbi 14 mijë masa administrative si dhe arrestimin e 56 shoferëve.

Parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga policia rrugore.

Por, pavarësisht masave të ndërmarra nga ana e unifromave blu, situata në rrugët e vendit vijon të mbetet shqetësuese, ku nga fillimi i vitit 2021 deri më datë 10 mars si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 50 persona ose 16 më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026