Aksidentet rrugore gjatë majit 2021, 60% më shumë se një vit më parë
Në 5 muajt e parë të vitit 2021 është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të aksidenteve rrugore. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në muajin maj 2021 numërohen 120 aksidente rrugore, nga 75 aksidente të ndodhura në muajin maj 2020, duke u rritur me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Për rrjedhojë, edhe krahasimi pesëmujor paraqitet me një rritje prej 40,3%, ku numërohen 547 aksidente rrugore nga 390 aksidente të ndodhura në pesëmujorin e parë të vitit 2020.
Në muajin maj 2021 numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore është 20, nga 9 persona që ishin në maj 2020. Ndërsa në pesëmujorin e parë të 2021, numri i viktimave nga aksidentet rrugore është 90 persona, nga 58 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas INSTAT, në muajin maj 2021, aksidentet rrugore, në 84,2 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Kjo rritje e lartë e numrit të aksidenteve rrugore këtë periudhë krahasuar me vitin e shkuar vjen edhe për shkak të masave kufizuese në qarkullim në muajt mars, prill dhe maj në vitin 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rriten aksidentet rrugore, gjatë muajit maj humbën jetën 20 persona
- Aksidentet në rritje, 70 viktima në 4 muajt e parë të vitit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta