Aksidentet rrugore shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve
Siguria rrugore përbën një ndër sfidat kryesore ë fushën e sigurisë në Shqipëri.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se aksidentet janë shkaku i dytë për numrin më të lartë të vdekjeve pas shkaqeve natyrore.
Edhe pse infrastruktura rrugore ka ardhur në përmirësim gjatë viteve të fundit, sërish rrugët marrin me qindra jetë çdo vit.
Sipas INSTAT, në 8-mujorin e këtij viti numri i aksidenteve rrugore është rritur me 20%.
Konkretisht, në harkun kohor janar-gusht janë shënuar 919 aksidente ku kanë humbur jetën 144 persona.
Aksidentet rrugore në 15,7 % të rasteve, kanë ardhur për shkak të sjelljes së gabuar të këmbësorëve sipas të dhënave të Policisë Rrugore.
Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë.
Mesatarja e vendeve të BE në 2019 ishte 51 vdekje për 1 milion banorë sipas Eurostat.
Në vitin 2019, Shqipëria kishte 80 vdekje në aksidente rrugore për 1 milion banorë ose 227 viktima në total.
Për “Sigurinë rrugore“ Shqipëria krijoi një Strategji Kombëtare dhe një Plan Veprimi 2011-2020 pasi aksidentet rrugore shkaktojnë një kosto në Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Disa nga objektivat e kësaj strategjie nuk janë arritur në përputhje me tendencën e parashikuar duke bërë që siguria rrugore përsëri të mbetet një shqetësim serioz.
Objektivi kryesor ishte ulja e numrit të vdekjeve për 100 000 banorë me rreth 50%.
Shqipëria ka infrastrukturë të dobët rrugore dhe lidhja e qyteteve kryesore ende nuk bëhet me autostrada.
Ndërtimi i rrugëve të reja, kryesisht i autostradave të pandërprera që lidhin qytetet e vendit, ka treguar se ka nxitur zhvillim por rrisin edhe sigurinë.
Në shumë raste shkak për aksidentet përveç sjelljes së drejtuesit të automjetit apo këmbësorit, bëhen parametrat teknikë dhe fizikë të rrugës.
Vetëm gjatë vitit 2021 në periudhën janar-maj janë shtuar 25,507 automjete të reja në qarkullim. Në krahasim me 10 vite më parë, sot në Shqipëri ka 75% mjete më shumë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta