Aksidenti hekurudhor në Londër, njëri tren kishte kaluar me semafor të kuq pak para përplasjes

25 Qershor 2026 | 08:32

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit mes dy trenave në veri të Londrës ku si pasojë humbi jetën një person dhe plagosi rreth 100 të tjerë. Rreth orës 17:15, në jug të Elstow, treni i orës 15:50 nga Nottingham u ndal për shkak të një defekti sigurie dhe disa minuta më vonë treni i orës 16:40 nga Corby u përplas me të.

Sipas hetuesve, makinisti 60-vjeçar i trenit të dytë, i cili u vra, dyshohet se kaloi me dritë të kuqe vetëm disa sekonda para aksidentit. Një raport nga Dega e Hetimit të Aksidenteve Hekurudhore (RAIB), treni i Burton kaloi me dritë të kuqe pranë vendit të aksidentit në Elstow.

Megjithatë, raporti thotë se nuk është ende e mundur të përcaktohet se çfarë sinjali mori makinisti nga pajisjet e Sistemit Automatik të Paralajmërimit (AWS) të instaluara në tren. RAIB zbuloi se treni i bllokuar ishte ndalur papritur për shkak të një defekti në pajisjet e Sistemit Automatik të Paralajmërimit (AWS).

Sipas hetuesve, të dhënat tregojnë se drita pas trenit të bllokuar ishte e kuqe. Treni, i cili kishte filluar udhëtimin e tij nga Corby, kaloi nëpër një semafor të kuq dhe frenat e tij u aplikuan për rreth nëntë sekonda para përplasjes, kur treni po udhëtonte me rreth 122 kilometra në orë.

Shpejtësia e tij kishte rënë në rreth 79 kilometra në orë kur ndodhi përplasja. Policia Britanike e Transportit konfirmoi se 53 persona mbeten në spital, tetë prej të cilëve në gjendje kritike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026