Aksidenti me 4 viktima, Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë për 22-vjeçarin
22-vjeçari Igli Madani është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës, pasi të premten shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën tragjikisht 4 anëtarëve të familjes Gushi në autostradën Fier-Vlorë.
Madani nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhet ende në spitalin rajonal, por është paraqitur avokati i tij me prokurë.
Seanca është drejtuar nga gjykatësja Viola Canaj, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tejet e madhe.
Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e 25 qershorit humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi, Eduart Gushi, 44-vjeç, Silvana Gushi, 33-vjeç, A. G 14-vjeçe dhe E.G 9-vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin tip “Toyota”.
Ndërkohë, u plagosën edhe 3 personat që ndodheshin në mjetin tip “Audi”: shoferi Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta