Aksidenti me katër të vdekur në një familje, arrestohet i riu me “Audi”

25 Qershor 2021 | 16:53

Policia ka arrestuar I. Medani, 22 vjeç, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin e rëndë të ndodhur sot në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku mbetën të vdekur katër pjesëtarë të një familjeje.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë të riun, banues në Tiranë në ambientet e spitalit ku po merr mjekim për plagët e shkaktuara në aksident.

22-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Toyota”.

Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Kodi Rrugor, më konkretisht Neni 290 parashikon se në rastet kur “nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet”.

Në aksidentin e ndodhur mëngjesin e së premtes mbetën të vdekur çifti i bashkëshortëve dhe dy vajzat e tyre që po udhëtonin në makinën tip “Toyota”. Ndërsa tre personat në “Audi” mbetën të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU:

Dervishaj: Aksidentet po marrin 4 herë më shumë jetë se ngjarjet kriminale

Aksident i rëndë në aksin Fier-Vlorë, humbin jetën 4 persona të së njëjtës familje

Aksidentet në rritje, 70 viktima në 4 muajt e parë të vitit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026