Aksidenti në Kroaci, pjesa më e madhe e viktimave nga komuna e Gjakovës
E hëna është shpallur ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë u plagosën.
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se deri më tani janë identifikuar 7 viktima. Ai tha se pjesa më e madhe e viktimave janë nga komuna e Gjakovës dhe 2 viktima janë nga komuna e Rahovecit.
Ndërkohë, dy nga personat e plagosur janë dërguar në spitalin Zagrebit në Kroaci, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë përgjumja e shoferit, por ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen.
Autoritetet e Kosovës dhe ato të Kroacisë po punojnë për organizimin e sjelljes në Kosovë të qytetareve që kanë shpëtuar pa lëndime dhe atyre me lëndime te lehta.
Pas marrjes se lajmit për aksidentin, Presidentja Vjosa Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe kthehet sot në Kosovë, ndërsa kryeministri Albin Kurti ka parë nga afër gjendjen e të plagosurve.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta