Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën e re të portit, arrestohet 28-vjeçari në Durrës
Policia e Durrësit këtë të hënë ka arrestuar drejtuesin e automjetit, i cili mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar për vdekje në rrugën e re të portit, Durrës, shtetasit R. M.
Sipas raportimeve, është arrestuar shtetasi L. K., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, mbi aksidentin në rrugën e re të portit, me pasojë vdekjen e shtetasit R. M., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësorin, shtetasit L. K., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta