Aksion policor në bregdetet e vendit për lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të paligjshme

30 Qershor 2021 | 11:33

Forca të shumta policore kanë zbarkuar në bregdetin e Velipojës, Golemit, Vlorës, Lezhës dhe Durrësit, në një operacion për lirimin e hapësirave bregdetare që janë zaptuar në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Plani për këtë operacion është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila ka në fokus personat që kanë zaptuar tokë të vijës bregdetare pa marrë konfirmimin nga e-Albania.

Velipojë

Operacioni nisi sot në mëngjes në bregdetin e Velipojës, vendin ku pak ditë më parë ndodhi vrasja e katërfishtë për shkak të një konflikti për ndarjen e hapësirës së shezlongëve dhe çadrave. Të mbështetur nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, si dhe administratorët lokalë, blutë e shkodrës kanë bërë verifikime në plazhin e Velipojës dhe deri në mesditë kanë spostuar vetëm një subjekt nga parcela që kishte zënë. Gjatë këtij operacioni, debatet nuk kanë munguar.

Golem

Operacioni ka vijuar edhe në Golem të Kavajës. Kontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të Karpenit, dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve të deritanishme janë evidentuar 11 parcela pa leje, ku janë hequr rreth 550 shezlongë dhe rreth 280 çadra.

Vlorë

Ndërkohë, aksioni është shtrirë edhe në Jug të vendit, ku mësohet se do të ketë një ndërhyrje nga grykëderdhja e Vjosës deri në Ksamil. Në Bashkinë Vlorë, 220 stacione plazhi të 158 subjekte ju është aprovuar leja ne parim.

Lezhë

Operacioni ka vijuar edhe në Lezhë, ku gjatë vijës bregdetare të shetitorës “Willson” Shengjin, janë verifikuar 36 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse dhe nuk janë evidentuar shkelje.

Durrës

Forcat policore kanë zbarkuar po ashtu në bregdetin e Durrësit Kkuontrolli ka filluar nga Përroi Agait në drejtim të vendit të quajtur “Plepa” dhe kontrollet do vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare. Si rezultat i kontrolleve deri në këto momente në 30 subjekte janë evidentuar 7 parcela pa leje ku janë hequr rreth 290 shezlongë dhe rreth 141 çadra.

Autoritetet kanë lajmëruar se operacioni po vijon pa probleme.

Shfrytëzimi i vijës bregdetare ka prodhuar konflikte gjatë nisjes së këtij sezoni veror. Pak ditë më parë, për shkak të një konflikti për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në Velipojë, mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të tjerë të plagosur. Në Dhërmi rreth orës 01:00 të së hënës, janë djegur 60 shezlongë të një biznesi që operonte në atë plazh.

Këto konflikte sollën reagime të shumta, një ndër të cilët ishte edhe i kryeministrit Rama ku lajmëroi se Policia e Shtetit do të jetë e pranishme në të gjithë vijën bregdetare dhe do të konfiskojë çdo lloj çadre, shezlongu apo strukture tjetër që nuk është e përputhur me bazën dokumentare të subjektit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026