Aksion policor në shkollat në Ferizaj, konfiskohen thika e armë zjarri

24 Qershor 2022 | 14:46

Sektori Rajonal i Hetimeve në koordinim me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, mbi bazën e informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë në shkolla dhe përreth tyre, në fillim të muajit shkurt 2022 ka nisur aksionin e koduar ‘’Siguria në shkolla 2022’’.

Në kuadër të këtij plani janë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave, dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit.

Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse, ku si prova materiale janë konfiskuar pesë armë zjarri (pistoleta), dy armë të gjata gjysmautomatike, një sasi municioni, 40 thika të nxënësve të shkollave të mesme, 10 boksa metali te nxënësit e shkollave të mesme, 6 mulli për bluarje të marihuanës, katër shufra metali dhe një elektro shok.

Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona të tjerë nën dyshimin për shitje narkotikësh dhe ndaj tyre janë iniciuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.

Aksioni i policisë do të vazhdojë në shtator, kur nis procesi mësimor, me synim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026