Aksioni në bregdet, procedohen penalisht 13 persona në Seman dhe Darzezë

1 Korrik 2021 | 10:08

Operacioni “Bregdeti ynë” ka vijuar në Seman, Darzezë dhe Divjakë ku janë proceduar penalisht 13 persona me akuzën “Pushtimi i tokës”.

Ditën e djeshme në Seman janë liruar 8 parcela bregdetare, ndërsa në Darzezë, 5 të tilla. Në total bëhet fjalë për 799 shezlongë dhe 398 çadra të shpërndara në 13 parcela që janë liruar falë aksionit për lirimin e hapësirave bregdetare, të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Aksioni për lirimin e vijës bregdetare ka nisur që prej ditës së djeshme në bregdetin e Velipojës, Golemit, Vlorës, Lezhës dhe Durrësit.

Plani për këtë operacion është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila ka në fokus personat që kanë zaptuar tokë përgjatë vijës bregdetare pa marrë konfirmimin nga e-Albania.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026