Aksioni në Veri, Kurti: Po luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin Ekonomik në Shkup, ka thënë se qeveria e tij është duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar multietnik.
Kurti komentoi aksionin e policisë kundër mallrave të kontrabanduara në disa qytete të vendit, përfshirë këtu edhe veriun. Për situatën e krijuara në veri të Mitrovicës, Kurti tha se kriminelët serbë dhe shqiptarë bashkëpunojnë mirë ndërmjet tyre, megjithëkëtë ai tha se korrupsionin dhe krimin do ta luftojnë atë pa marrë parasysh çfarë ndodh.
“Për një stabilitet institucional dhe sundim të ligjit, ne jemi duke luftuar korrupsionin dhe krimin organizuar, i cili është multietnik. Kriminelët serbë dhe kriminelët shqiptarë bashkëpunojnë shumë mirë mes veti. Ne duam dhe do t’i luftojmë ata pa marrë parasysh se çka ndodhë. Për shembull, dje ne mëngjes derisa ishte një operacion i policisë në katër komunat e Kosovës dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë, kanë qenë serbë, madje, edhe shumica policë, duke përfshirë gjykatës, prokurorë. Mendoj se është gabim t’i jepet kontekst etnik dhe politikë luftës kundër korrupsionit, si dhe krimit të organizuar. Duhet të bashkëpunojmë si shtete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kundër krimit të organizuar”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta