Aktakuza për krime lufte, Thaçi dhe Krasniqi sot para Gjykatës së Hagës
Këtë javë do të dalin para Gjykatës së Hagës ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Ditën e sotme në orën 11:00 do të paraqitet në Gjykatën e Hagës, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe më pas në orën 15:00 do të zhvillohet edhe seanca e parë për ish-presidentin, Hashim Thaçi. Paraqitja fillestare e Hashim Thaçit do të jetë një dëgjesë publike.
Përveç Thaçit e Kransniqit, Gjykata Speciale tashmë i ka konfirmuar aktakuzën edhe ish kreut të PDK-së, Kadri Veselit, si dhe kryetarit të Grupit Parlamentare të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Dhomat e Specializuara në Hagë njoftojnë se ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë paraqitjen e parë para gjyqit të këtij institucioni më 10 nëntor në orën 15:00. Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, do të paraqitet para këtij institucioni më 11 nëntor, në orën 11:00.
Me transferimin në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së, Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën, ku tregoheshin veprat që rëndojnë mbi ta.
Sipas aktakuzës, veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe krime kundër njerëzimit, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.
Lexo gjithashtu:
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, kryeministri Rama kërkon shpjegime nga Meta dhe Berisha
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta