Aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, avokati Taulant Hodaj: Duhej të ishin konfidenciale
Akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale për presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli shkaktuan pasoja politike, duke bërë që kjo të ndikojë në anulimin e takimit për dialogun Kosovë-Serbi, i cili ishte parashikuar të mbahej nesër në Shtëpinë e Bardhë.
Por, pavarësisht kësaj, ajo që ka shkaktuar debate ka të bëjë me mënyrën dhe kohën kur është bërë publike kjo aktakuzë. Avokati pranë Zyrës së Dhomave të Specializuara, Taulant Hodaj tregoi për Euronews Albania procedurën që duhet të ndiqte prokurori, ndërsa thotë se duhej të ruhej konfidencialiteti i të dyshuarave.
“Aktakuza e ngritur është e muajit prill dhe ka qenë aktakuza ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve. Pra, aktakuza është ngritur dy muaj më herët. Praktikat se si shkon ngritja e aktakuzës deri tek konfirmimi është që Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi të zhvillojë hetimet, e informon gjyqtarin se do të iniciojë ngritjen e aktakuzës. Kryetari i Gjykatës emëron një gjyqtar, i cili duhet ta hetojë aktakuzën dhe ka 6 muaj ditë kohë të konfirmojë ose jo aktakuzën.
Praktikat e deritanishme dhe rregullorja e gjykatës, në mënyrë të qartë thotë se “prej momentit të ngritjes se aktakuzës dhe deri tek konfirmimi, thotë se aktakuza duhet të jetë konfidenciale. Përveç në rastet të jashtëzakonshme kur ata mendojmë se është në interes të hetimit”, tha ai.
I pyetur nëse ka shkelje të procedurave, avokati nuk dha një përgjigje të prerë, por shtoi se ky rast është i veçantë dhe me të drejtë ka ngritur spekulime për kohën kur kjo akuzë është bërë publike.
“Apriori aktakuza duhet të jetë konfidenciale. Ky rast është rast i veçantë. Momenti kur është bërë lë hapësirë për spekulime”, shtoi avokati.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta