Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, juristi në Kosovë: Ç’duhet të bëjë KQZ-ja
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar sot aktgjykimin e plotë në lidhje me rastin e vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi. Ky institucion tha se vota e deputetit në fjalë është e pavlefshme në formimin e qeverisë Hoti pasi rezulton se gjykata e ka dënuar në formë të prerë.
Juristi Skënder Musa tha për Euronews Albania se pas këtij hapi Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Ai shtoi se me këtë vendim është vendosur edhe një rregull juridik, se cili person ka të drejtë të kandidojë në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
“Me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe janë definuar e disa çështje ligjore, të cilat edhe më parë kanë qenë të rregulluara me ligj për zgjedhjet, por nuk janë zbatuar në lidhje me garimin në zgjedhje”, tha ai.
Sipas juristit Musa, Gjykata Kushtetuese tashmë e bëri të qartë se çdokush që ka qenë i dënuar në formë të prerë nga çdo gjykatë e vendit nuk mund të jetë pjesë e listave zgjedhore.
Ky rregull shtoi ai duhet të zbatohet edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili duhet të kryejë kontrollet e duhura mbi ato persona, që futen në listë dhe garojnë në zgjedhjet vendore dhe ato të përgjithshme.
“Kush ka qenë i dënuar në tre vitet e fundit nuk ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhje. Në bazë të këtij vendimi, KQZ nuk duhet të lejojë futjen në listë të kandidatëve që janë të dënuar”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Publikohet vendimi i plotë i Kushtetueses, Kosova nga sot mund të shkojë në zgjedhje
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta