Akti i dytë mes PSG dhe Bayern Munchen,  gjermanët kërkojnë përmbysjen

13 Prill 2021 | 20:12

Në mbrëmje prej orës 21:00 luhen ndeshjet e kthimit të dy çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve, Chelsea- Porto dhe Paris Saint-Germain-Bayern Munchen.

Londinezët janë favorit për të kaluar në gjysmë finale pasi fituan ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.

Megjithatë, trajneri “i bluve”, Thomas Tuchel këmbëngul se ende nuk e kanë të sigurt kualifikimin.

 “tani është momenti i së vërtetës. Por sinqerisht mund të flasim me orë të tëra mbi skenarë të mundshësh, por unë e them gjithmonë që nuk ka ndeshje më të vështirë se ajo e radhës. Porto vjen në këtë takim me synimin për të përmbysur humbjen në ndeshjen e parë dhe ne nuk duhet të humbasim përqendrimin dhe të mendojmë për fazën e ardhshme, pa kaluar këtë pengesë”, tha ai.

Nga ana tjetër trajneri i Portos, Sérgio Conceição është besimplotë se ekipi që ai drejton do të japë 100% për të tentuar përmbysjen ndaj londinezëve.

 “Kemi besim tek aftësitë tona. E dimë që ata janë një kundërshtar i fortë, dhe shanset tona janë jo të favorshme, por ne ndodhemi këtu që të japim 100%. Jo vetëm sepse luajmë në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh, por sepse në të gjitha ndeshjet që kemi zhvilluar këtë sezon, kemi luajtur sipas stilit tonë”, shprehet ai.

Në takimin tjetër, kampionët në fuqi të Bayern, si rrallë herë janë skuadra që kërkon përmbysjen në duelin ndaj PSG-së. Kampionët në fuqi, edhe pse krijuan raste pafund shënimi në Gjermani, dolën të mposhtur 3-2 nga Paris Saint-Germain dhe sot i duhet një mbrëmje e madhe për të vazhduar mbrojtjen e kurorës.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026