Aktivistët e diasporës: Politika e sheh me shqetësim votën e emigrantëve
Mundësimi i votës do e lidhë më shumë diasporën me realitetin shqiptar. Kështu u shprehën në emisionin “Me Pak Fjalë” drejtuesit e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Florian Açka dhe Bledar Milaqi, ndërsa treguan si do ta ndikojë vota e emigrantëve nga jashtë vendit në Shqipëri.
Jashtë Shqipërisë kanë të drejtë vote 1.3 milionë shqiptarë të cilët nëse arrijnë të votojnë nga aty ku banojnë, do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në vend.
Këtë fakt politika “e sheh me shqetësim” tha Bledar Milaqi, “pasi është votë e pakontrollueshme, konsiderohet se pjesa e freskët e diasporës është ajo më kritike me establishmentin politik në Shqipëri”, shtoi ai.
Por përpos zgjedhjeve, mundësimi i votës ta afrojë diasporën më shumë me realitetin ekonomik dhe shoqëror.
Sipas Florian Açkës “diaspora do të shkojë përtej remitancave dhe do të ndikojë shumë më shumë” në ekonominë e Shqipërisë.
“Ne e kemi dëshirën dhe nevojën shpirtërore që të sakrifikojmë për vendin” deklaroi ai.
Të dy aktivistët theksuan se pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje do të rrisë llogaridhënien e deputetëve pasi ata nënvizuan faktin se pjesa më e madhe e shqiptarëve jashtë janë të mirë shkolluar, janë të shumtë në numër dhe se nuk ndodhen në mes të polarizimit politik brenda vendit.
Drejtuesit e shoqatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, që kanë qenë pjesë e grupit të punës në KQZ, për garantimin e votës së emigrantëve jashtë vendit, u shprehën në emisionin “Me Pak Fjalë” se i druhen njollosjes së procesit.
Bledar Milaqi deklaroi se procesi për garantimin e votës së diasporës në zgjedhjet e 2021 ka dështuar.
“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ndihmoi KQZ-në me punë kërkimore në lidhje me modelet se si mund të regjistrohen dhe votojnë emigrantët jashtë vendit. Por mospajtimi i palëve politike dhe polemikat mes tyre për çështje teknike bënë që të tejkalohen afatet për realizimin e votës së diasporës.
Sipas KQZ-së, ka rreth 900 emigrantë që kanë regjistruar vendbanimet jashtë vendit, nga rreth 1.3 milionë me të drejtë vote.
Sipas Florian Açkës, ky numër ka qenë 32 mijë por është ulur pasi ndryshoi nga qeveria procedura e regjistrimit.
Për të propaganduar regjistrimin e emigrantëve, qeveria ka krijuar pozicionin e oficerëve të diasporës. Por Açka deklaroi se këta persona përbëjnë “rrezik të madh” për procesin pasi “po bëjnë propagandë për marrë votues”.
“Ne kemi frikën e një realizimi në minutë të fundit për ata eksponentë që ata i kanë zgjedhur për ti dhënë votën ktyre, dhe ne si grupim luftojmë që të bëhet vota realitet por edhe që të bëhet mirë dhe jo të njolloset herën e parë që bëhet.”, shtoi ai.
Ndiqni emisionin e plotë;
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar